Ish-deputetja Majlinda Bregu e ftuar sot në News 24 ka folur rreth aktualitetit politik në vend, por edhe për raportin me vajzën e saj Kejdën, e cila ka filluar prej muajsh shkollën në Bruksel. Ajo ka folur edhe për zhurmën që është bërë disa herë në median online për fotot që poston vajza, duke u etiketuar si foto luksoze.
Bregu shpjegon se nuk mund ta kushtëzojë vajzën e saj nga diçka që e bëjnë gjithë moshatarët e saj, duke rrëfyer edhe një ‘përplasje’ të vogël me të :
“Një ditë ma mbylli gojën. Kishte publikuar një foto duke ecur rrugës dhe portalet shkruanin se bën shoping. Unë që flas me të dhe i them nuk gjeje dot një vend tjetër për të kaluar? Po aty e kapa që thashë një budallallëk. Ndërsa ajo më tha pse kërkon të më kushtëzosh lirinë. Aty i thashë vetes qetësohu. Por më shqetësojnë lajmet e portaleve”, u shpreh Bregu.
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panoramaplus.al