Vërshimet në Gjermani për shkak të reshjeve të shumta të shiut, kanë mbuluar pothuajse tërësisht makinën luksoze të këngëtarit shqiptar, Ardian Bujupi.
Artisti tregoi me anë të disa postimeve në llogarinë e tij në Instagram se ka qenë duke udhëtuar, kur niveli i ujit është rritur shumë dhe i është dashur të dalë nga automjeti nëpërmjet dritares.
Ai e ka ndjekur nga apartamenti i tij momentin kur makina lundron në mes të rrugës dhe kur uji kishte filluar ta mbulonte plotësisht.
Komentet e ndjekësve në Instagram ishin të shumta. Madje disa i ofruan ndihmë këngëtarit përsa i përket ushqimeve, në rast se ai vetë nuk do të kishte mundësi t’i siguronte.
Megjithatë, artisti tregoi se është shumë mirë, përveç faktit se makina e tij gjendet ende në mes të rrugës.
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panoramaplus.al