Nëse keni vite që i luteni universit për një makinë fluturuese, shumë shpejt nuk do të keni nevojë ta bëni këtë. Të paktën, jo me dëshpërim.
Kompania gjermane “Lilium Aviation” ka arritur të krijojë një makinë elektrike me dy sedilje, që shërben si prototip për të bërë testet e para. Fillimisht ajo do të drejtohet me telekomandë, por shumë shpejt do të vijë dita kur të mund të drejtohet me pilot.
Kjo makinë ka 36 motorë të veçantë të ngritur në dy krahët 10 metra të gjatë. Lilium thotë se bateria e saj elektrike mundëson që avioni të arrijë një shpejtësi maksimale prej 300 km/h dhe të arrijë një distancë prej 300 kilometrash, ndërkohë që konsumon rreth 90% më pak energji se avioni me stil droni.
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panoramaplus.al