Teksa ishte e ftuar në emisionin “Pasdite në Top Channel”, Jona Kalemaj është shprehurës “përveç çmimit të madh, nga “Big Brother” mora gjithçka”.
Me historinë e saj të dhimbshme ajo i mallëngjeu të gjithë në kohën kur ishte në “Big Brother”, ku brenda pak kohësh ajo kishte pasur dy vdekje të njëpasnjëshme, të atin dhe të dashurin.
Por që pas “Big Brother”, jeta e saj ka ndryshuar për mirë. Jona ka krijuar familjen e saj, teksa vetëm dy muaj më parë është bërë nënë për herë të dytë, me vajzën e saj Santa.
Ajo tregon edhe se si është njohur me bashkëshortin e saj. Jona thotë se edhe kjo histori ka lidhje me “Big Brother”. “Të dashurin tim e kam njohur nga Fatjoni, një tjetër banor i Big Brother”, tregon Jona.
PANORAMA PLUS
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panoramaplus.al