21 Dhjetor, 2020

Mamaja e Olsi Bylykut i bën dhuratën e bukur, ‘nusja e ardhshme’ e falënderoi publikisht kështu


egli tako olsi bylyku (3)E dashura e aktorit të njohur të humorit, Olsi Bylykut, ka treguar edhe një herë se çfarë marrëdhënie ka me vjehrrën e saj.

egli tako olsi bylyku (4)

Egli Tako publikoi mbrëmë një video në Instastory nga dhoma e saj e gjumit.

Ajo kishte lënë ndezur vetëm disa drita dekorative, nën ndriçimin e të cilave vihej re se në mes të krevatit ishte një jastëk me foton e saj dhe të Olsit.

egli tako olsi bylyku (1)

E gjeni dot se kush ia ka bërë këtë dhuratë domethënëse? Pikërisht mamaja e partnerit të saj!

Kjo është kaq e bukur!”, shkroi Egli krahas videos, në të cilën kishte etiketuar edhe vjehrrën e saj.

Dyshja zyrtarizoi lidhjen e tyre rreth një vit e gjysmë më parë.

Si Egli, ashtu edhe Olsi, janë treguar paksa hermetikë në marrëdhënien e tyre.

egli tako olsi bylyku (7)

Pak kohë më parë, aktori i humorit tha gjatë një interviste se nuk dëshiron që partnerja e tij të pranojë ftesa për të dalë në televizion.

olsi-bylyku

Bylyku shpjegoi se partnerja e tij ka shumë vlera dhe talent dhe nëse një ditë do të intervistohej, atëherë le të ishte për këtë dhe jo për faktin se është në krah të një personi të njohur.

egli tako olsi bylyku (5)

Megjithatë, bukuroshja ka arritur që të bëjë për vete shumë njerëz, pasi në llogarinë e saj në Instagram numëron dhjetëra mijëra ndjekës.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al