13 Mars, 2022

“Mami dhe babi”/ Fifi dhe Adis Patushi në pritje të një fëmije? Ja fotoja që po ngre dyshime


Këngëtarja Filloreta Raçi ose siç njihet me emrin Fifi, dhe i dashuri i saj Adis Patushi kanë trazuar rrjetin me postimin e fundit.

Ish-banorja e BBV ka postuar një foto në Instastory ku duket e përqafuar me të dashurin e saj, Adis Patushin. Por, ajo që ka marrë vëmendje është shkrimi që ka vendosur.

“Babi”, shkruan ajo në storyn e publikuar duke e shoqëruar me një emoji zemër.

Nga ana tjetër, Patushi ka ripostuar foton duke e shoqëruar me të njëjtën emoji si Fifi dhe mbishkrimin “Mami”.

Këto epitete që dyshja i kanë vënë njëri-tjetrit kanë ndezur dyshimet se çifi mund të jenë në pritje të një fëmije, megjithëse kanë pothuajse vetëm 3 muaj me njëri-tjetrin.

Nuk ka një konfirmim ose një deklaratë konkrete nga çifti, por ky postim i fundit ku ata e quajnë njëri-tjetrin “mami dhe babi” lë vend për dyshim.

Kujtojmë se këngëtarja e zyrtarizoi lidhjen e saj me ish-bashkëshortin e modeles së njohur Adriola Dushit, gjatë një koncerti të sajin. Fifi u puth me Adisin para të gjithë publikut dhe videoja e tyre  qarkulloi kudo në rrjet. Çifti janë shumë aktivë në rrjetet e tyre sociale ku nuk mungojnë as fotot apo dedikimet për njëri-tjetrin. Ata shikohen pothuajse kudo së bashku.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al