Që nga muaji qershor, moderatorja Einxhel Shkira është zhvendosur në Afrikë, aty ku jeton dhe punon aktualisht. Edhe pse fillimi nuk ka qenë siç mund ta kishte ëndërruar, Einxhel do të rikthehet për ta vazhduar jetën atje.
E ftuar pasditen e djeshme tek “Rudina”, Einxhel tregoi se ka vendosur të jetojë aty dhe ia ka dalë që të ambientohet shpejt. E pyetur nëse familja e saj do të ishte dakord po të lidhej me një afrikan, Einxhel tha se nuk e kanë aspak problem, madje e ëma i kërkon që të bëjë një fëmijë mulat.
“Mami është një çikë me merak, më thotë ‘po s’të pëlqeu, kthehu’. I thashë ‘mami, e kemi mbyllur këtë diskutim, tashmë jam me letra, leje pune’.
Edhe një vendase më pyeti, më tha ‘nëse ti do dashuroheshe me një person, familja jote do të të lejonte?’ M’u kujtua që mami im para disa muajsh, madje këtu tek ju kam diskutuar dhe pjesën e Kylie Jener dhe për vajzën e saj, mami im e adhuron vajzën e tyre. Ajo është një fëmijë që ka dalë nga një nënë e bardhë dhe një baba me ngjyrë dhe kur e shikon atë vajzë, më thotë ‘pse se bën dhe ti një kështu si kjo?’.
Kështu që nuk e besoj se do e kishte problem. I vetmi problem do ishte kjo përplasja kulturore, kushdo që do vinte në Shqipëri nuk do e gjente kulturën e vet. Unë do e kisha të vështirë të përshtatesha me familjen, me vjehrrën dhe vjehrrin aty, se jetës nuk i dihet asnjëherë.
Do ishte shumë bukur që ta gjeja dashurinë në Afrikë, do ishte tamam një histori e denjë për libër ose për film,”- u shpreh moderatorja.
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panoramaplus.al