Takimi mes Arlida Nezhës dhe Redjon Kastratit u transmetua ditën e djeshme, por gjërat mes tyre nuk shkuan mirë. Kjo sepse konkurrentja e “Për’puthen” u shprëeh se Redjoni nuk i ngjit dhe se nuk dëshiron të zhvillojë një takim tjetër me të, pasi mendon se do të jetë i njëjti.
Që në pjesën e parë të takimit mes dyshes u diskutua për marrëdhëniet seksuale. Redjoni u shpreh se i pëlqen të jetë ai dominanti në shtrat dhe femra për të nuk duhet të bëjë asgjë. Mirëpo, kjo deklaratë nuk u prit fare mirë nga një pjesë e konkurrentëve të tjerë në studio.
Njëri prej djemve tha: “Nuk kishte ndonjë emocion të veçantë dhe dukej si një intervistë pune me ato pyetjet standarde që i përgjigjeshin njëri-tjetrit. Dhe sa për pjesën e asaj dominancës në shtrat dhe asaj futjes së duarve që i bëri Tolës, mu duk tipi i mashkullit maniak seksual që kërkon të përfitojë që në takim të parë”.
Jurgeni u mbështet edhe tek fakti që Redjoni e preku Tolen (pseudonimi i Arlidës) në këmbë gjatë takimit. Por, Arlida tha se Redjoni nuk i ka dhënë asnjë shenjë të tillë, pra që është maniak seksual.
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panoramaplus.al