7 Korrik, 2018

Manjani, kaubojsi me biçikletë


Ka qenë ministër i Drejtësisë, si pjesë e LSI-së, ndërkohë që tani është mjaft aktiv në debate televizive dhe rrjete sociale, edhe pse nuk është më deputet. Ylli Manjani është një opozitar i flaktë i kësaj maxhorance, madje një zë i fortë kritik edhe i faktorit ndërkombëtar, që, sipas Manjanit, e kanë mbështetur Kryeministrin Rama në rrugën e tij të gabuar.

Por ajo që bie në sy është sportiviteti i Manjanit në jetën e tij të përditshme. Ai lëviz në përgjithësi me biçikletë nëpër Tiranë, takimet i bën te “Rogner” dhe vishet super sport. Por kësaj here, paparazzi ynë e fotogafoi, teksa veshjes së tij Ylli i kishte shtuar edhe një aksesor, një kapele republike tip kauboj. Por kaubojsi Manjani nuk përdor kalë, por biçikletë. Me të vërtet, shumë origjinal në idetë e tij ish-ministri!

PANORAMA PLUS

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al