E ftuar pasditen e sotme në “Rudina”, Manjola Nallbani ka treguar rreth vendimit të saj për tu rikthyer në Festivalin e 56-të të këngës në RTSH, pas një pauze shumë të gjatë nga garat muzikore. “Duhet të vijë momenti që është kënga e duhur. Këtë herë, për shumë arsye m’u duk se ishte rasti. Më pëlqeu kompozimi i Elgit Dodës me tekst të Rozana Radit. Kemi punuar shumë bashkë dhe kur kënga përfundoi, kishte aromë festivali dhe m’u duk se është një këngë e denjë për këtë pjesëmarrje”, – tha Manjola.
Risi e këtij viti është edhe fakti që njëzet e dy këngët e garës muzikore janë të aksesueshme në faqen zyrtare të Radio Televizionit Shqiptar, www.rtsh.al, dhe në kanalin zyrtar të RTSH-së në Youtube. “I njëjti qiell”, kënga e Manjola Nallbani është prezantuar online për publikun dhe ka marrë vlerësimet e para.
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panoramaplus.al