Ish i dashuri i këngëtares së njohur Mariah Carey, Bryan Tanaka së fundmi iu ka dhënë fund zërave duke konfirmuar ndarjen nga artistja.
Përmes një postimi në rrjetet sociale balerini ka treguar se dyshja janë ndarë me mirëkuptim, ndërsa tha që ka një respekt shumë të madh për ishin e tij.
“Vendimi ynë për të nisur nga drejtimet e ndryshme është i ndërsjellë, dhe ndërsa lundrojmë në këto udhëtime të veçanta, ne e bëjmë këtë me respekt të thellë dhe një ndjenjë të madhe mirënjohjeje për kohën e çmuar që kemi ndarë. Kujtimet që kemi krijuar dhe bashkëpunimet artistike janë gdhendur në zemrën time përgjithmonë”– ka shkruar ai.
Nga ana tjetër këngëtarja nuk ka reaguar akoma në lidhje me lajmet për ndarjen.
Kujtojmë që javën e kaluar në rrjet qarkulluan zëra se Mariah ishte ndarë me Bryan, ndërsa një burim inafërt me dyshen tregoi se shkaku i ndarjes janë fëmijët pasi Brayan dëshiron të bëhet baba dhe këngëtarja jo, ndonëse akoma nuk dihet shkaku i vërtet që dyshja vendosën të ndajnë rrugët e tyre .
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panoramaplus.al