2 Tetor, 2017

Mariah Carey e tronditur, lutje për viktimat e Las Vegasit


Këngëtarja Maria Carey do të zhvillojë disa shfaqje festash në dhjetor, ndërsa deklaroi se ajo do të vazhdojë të “lutet për viktimat e sulmeve terroriste”.

Në një intervistë satelitore nga shtëpia e saj në Malibu, këngëtarja foli për tragjedinë në Festivalin 91 Harvest në Las Vegas. Carey ishte dukshëm e tronditur nga lajmet. “Uh, kjo është e tmerrshme. Përsëri, lutem për viktimat dhe shpresoj se të gjitha këto mund të ndalen sa më shpejt që të jetë e mundur”, tha këngëtarja.

“Kam kaluar shumë kohë në Vegas dhe kjo lloj gjëje që po ndodh kudo është një tragjedi e madhe … vazhdoj të lutem për viktimat, shpresoj që të kemi një fund të kësaj sa më shpejt të jetë e mundur. Njerëzit dalin për të dëgjuar muzikë, ndërkohë që ata janë jashtë natën, diçka e tillë ndodh … Është tronditëse. ”

 

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al