Marina Vjollca i dha fund beqarisë në muajin shtator me reperin e famshëm nga Kosova, Getoar Selimi. Çifti më i komentuar i showbiz-it shqiptar kanë nisur jetën si të martuar në apartamentin e tyre te “Kodra e Diellit” në Tiranë.
Para se të martoheshin, nisur nga disa postime të Marinës në kohën kur prezantonte programin “Procesi Sportiv” me Edi Manushin, u aludua disa herë për shtatzëni, lajm që nuk rezultoi i vërtetë. Edhe pse Marina duket se i jep prioritet më shumë karrierës në televizion, realisht ajo paska pasur një dëshirë të fshehtë për të cilën ka folur për herë të parë të dielën gjatë spektaklit “C’est la vie”. Në momentin që politikania e LSI-së, Erisa Xhixho, pas performancës si këngëtare amatore dha lajmin se është në pritje të fëmijës së dytë, Marina i kërkoi dy herë t’i tërheqë hundën në skenë, pasi ka shumë dëshirë të bëhet nënë. I lutem Zotit të më bekojë me vajzë.
Ai e ka në dorë!”, u shpreh pak a shumë gjatë spektaklit Marina. Ky moment pikant i show-t natyrisht që ka bërë të lumtur Getoarin, i cili me postimet që bën të dielave në mbrëmje në rrjetet sociale dëshmon se e ndjek me shumë përpikëri gruan e tij nga shtëpia. Mesa duket, çifti janë duke planifikuar të sjellin në jetë fëmijën e tyre të parë pas ceremonisë martesore VIP të organizuar në tendën e ngritur në Gjirin e Lalzit, më 10 shtator, kur çifti u ngjitën në altar me bekimin e kryetarit të Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj. Kulminant ishte momenti kur Marina dhe Getoari i thanë “po” njëri- tjetrit, për të vazhduar me puthjen në buzë.
Nuk mbajtën fjalime për të premtuar lumturi të përjetshme, pasi këtë gjë e shprehën me shikim dhe me duart e kapura që nuk ia lëshuan njëri-tjetrit gjatë betimit në altar para familjarëve dhe Zotit.
Dhe ashtu siç e do zakoni, Marina zgjodhi të mbajë mbiemrin e bashkëshortit Selimi, edhe pse në titrat e spektaklit prezantohet ende me mbemrin e vajzërisë Vjollca. Dasma e tyre këtë vjeshtë ishte më e komentuara në media, ndërkohë që nga momentet më të veçanta të kësaj feste ishte afterparty pas përfundimit të darkës, kur të gjithë u zhvendosën buzë detit, në mjedisin e ndriçuar me qirinj dhe fishekzjarrë deri në të gdhirë.
Panorama
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panoramaplus.al