Pak pasi TV Klan ndërpreu transmetimet në shenjë homazhi për kompozitorin e njohur Aleksandër Lalo, moderatorja Marina Vjollca ka ndarë me ndjekësit e saj një mesazh ngushëllimi.
“Miq te dashur, me hidherim te thelle mesuam ndarjen nga jeta te Maestro Lalos pas nje ataku ne zemer.
Maestro i madh u nda nga jeta duke lene nje boshllek te madh tek une dhe i gjithe stafi i “C’est la vie”.
Ky emision dhe te tjeret ne vijim jane homazhi yne per njeriun e paperseritshem te muzikes shqiptare.
U prehte ne paqe!,”-përfundon Marina në rrjete sociale.
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panoramaplus.al