27 Shtator, 2017

Marina Vjollca‘dorëzohet’, publikon foto nga muaji i mjaltit


Vëmendja jonë ndaj çiftit Marina –Geti ishte  në maksimum të shtunën kur u mësua që çifti ishte nisur për muaj mjalti në Xhamajka. Geti postoi, me të mbërritur, një portret  të tijin, i cili të jepte mundësi të shihje edhe njërën nga pjesët më të bukura nga vendi piktoresk.

Më pas edhe Luana postoi foto duke na konfirmuar se edhe ajo gjendej me ta në udhëtimin në Xhamajkë. E vetmja që nuk kishte postuar gjë deri tani dhe që na kishte lënë në heshtje ishte vetë Marina.

 

Por sot u dorëzua dhe ajo. Ndoshta e çarmatosi pamja që ka pasur përpara vetes sa ka hapur sytë, një plazh me rërë të bardhë dhe ujë të kristaltë.

“Mirëmëngjesi”, shkruan Marina edhe pse në Shqipëri është pasdite.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al