1 Shtator, 2017

Mariza Ikonomi e zhgënjyer : “Ka patur momente kur kam thënë boll më”


Mariza Ikonomi është një nga këngëtaret më të dashura për publikun shqiptar. Përveç muzikës, artistja po përgatitet të shpalosë edhe njëherë për publikun një pasion tjetër të sajin, atë të të bërit televizion. Kështu së shpejti pritet që të fillojë sezoni i ri i emisionit  “Me Marizën”.

Në një intervistë për bordo.al Mariza është shprehur se  tanimë është bërë më selektive përsa i takon muzikës dhe nuk pranon çdo ftesë që i bëhet. “Sigurisht, muzika është një pasion shumë i madh, e si ҫdo këngëtar apo muzikant tjetër, ka patur momente që jam lodhur dhe kam thënë ‘boll më’. Por, muzika apo vetë arti më thërret. Më ka gjetur një pikë të dobët, që më bën të rifilloj gjithmonë” , shprehet ajo.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al