10 Mars, 2024

“Marrëdhënia babë e bijë… “-E përshëndeti dhe shpërtheu në lot, vajza e Julit: Momenti më i bukur


Julian Deda mori pak minuta nga spektakli i mbrëmshëm (9 mars) për të përshëndetur dhe uruar mamanë, gruan dhe vajzën e tij.

 

Juli i cili ka hyrë që në ditën e parë në shtëpi duhet se e ka marr malli shumë për familjen e tij sidomos për vajzën e tij Reinën.

Vajza e aktorit të njohur ka postuar disa foto në rrjetin social “TikTok” ku shfaqet me sytë me lot pasi ka dëgjuar përshëndetjen që i bëri i ati “live” nga emisioni.

“Marrëdhënia Babë-bijë”- ka shkruar Reina duke shfaqur një foto të saj me Julin gjithashtu edhe momentin kur të dy janë prekur dhe kanë shpërthyer në lot.

 
Vajza e Julit duke qarë nga përshëndetja që aktori i bëri

Në një story ajo gjithashtu ka shkruar “Momenti më i bukur i spektaklit”

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al