20 Mars, 2022

Marrëdhënia konfliktuale e Sarës dhe Dj PM! Xhelozitë, sherret dhe ribashkimet e të çiftit të Big Brother VIP


Sarah dhe Dj PM jashtë shtëpisë së “Big Brother” bënë edhe më shumë fansa sesa kishin. Blogerja nga Durrësi dhe Dj nga Kosova duket se pas famës janë përpjekur që të mbajnë lidhjen në këmbë, por duket se nuk ka qenë e lehtë.

Mes dyshes, debatet nuk kanë munguar që nga dita e parë jashtë shtëpisë. Ndoshta largësia apo përshtatja me njëri-tjetrin ka bërë që kjo dyshe të mos i shmangë dot sherret. Me aq sa kemi mundur të mësojmë, debatet më të shpeshta janë për xhelozi.

dj pm sarah berisha7

Duke qenë se PM ka një punë, ku i duhet të punojë natën dhe në praninë e shumë vajzave, duket se kjo nuk i pëlqen shumë partneres së tij. Nga ana tjetër, edhe Sarah ka vështirësi të përshtatë gjithçka që i kërkon i dashuri i saj. Tashmë me projektin e saj të ri në televizion, si moderatore e “Kosherja Show”, Sarah ka marrë një tjetër mision, duke u bërë pjesë e ekranit të madh.

sarah berisha (10)

Kjo situatë e re dhe kontaktet e reja të blogeres janë shndërruar në një shqetësim për DJ, që është detyruar të shtojë vizitat në Tiranë, edhe për të qenë më pranë partneres së tij. Nga ana tjetër, Sarah tashmë është afruar edhe më shumë me miqtë e PM, si për të shtrirë kontaktet e reja edhe në Kosovë.

dj pm sarah berisha6

Kujtojmë se ditën që ishte koncerti i Maluma-s në Tiranë, çifti ka qenë prezent në këtë koncert, por bashkë me të ka qenë Ledri Vula dhe partnerja e tij, Sara Hoxha. Dy çiftet u panë së bashku teksa përgjatë gjithë mbrëmjes kanë publikuar foto e video së bashku.

sarah berisha (1)

Për profesionin e saj si blogere, por tashmë edhe si moderatore, këto njohje të reja i shërbejnë jo pak 25-vjeçares, që deri më dje ishte e njohur vetëm në botën e “Instagram”-it.

sarah berisha (2)

Ndërkaq, për Pajtimin, kontaktet e reja në Tiranë përkthehen në punë dhe projekte të reja, duke qenë më pranë edhe një tregu si Shqipëria. Që nga dalja e tij në “Big Brother”, të shumta janë ftesat me Dj për të luajtur në club-e të ndryshme. Natyrisht që ftesat tashmë për të janë çift, ku nuk mungon as Sarah. Që pas përfundimit të lojës, ish-banorët janë të ftuar shpesh në evente të ndryshme, ku edhe një numër i madh fansash i pret.

dj pm sarah berisha

Në këtë linjë janë edhe Dj PM dhe Dagz, veçse për ta vëmendja është dyfish, pasi krah tyre janë edhe dy partneret e tyre, Einxhel dhe Sarah. Por teksa lidhja e Einxhel dhe Dagz është konsoliduar dhe çifti po mendon për të bashkëjetuar, Pajtimi dhe blogerja duket se herë pas here ngecin në këtë raport.

dj pm (6)

Në media ajo ka folur për takimin që ka pasur edhe me nënën dhe motrën e të dashurit të saj, por duke mos u zgjatur shumë në detaje. Duke thënë se ishte më shumë si një takim me një grua që e ka ndjekur dhe e ka mbështetur nga jashtë, ndërsa duke qeshur u shpreh se e ka qejf që është në krah të Pajtimit.

sarah berisha (5)

“Në fillim ishte e sikletshme, por ishte shumë e mirë, shumë e sjellshme, ma bëri edhe takimin më të lehtë. Folëm në përgjithësi, më shumë ishte takim si një grua që më ka ndjekur e më ka suportuar nga jashtë dhe më ka qejf që jam në krah të djalit të saj”, tha Sara.

dj pm sarah berisha1

Por duket se as takimi me familjarët nuk i ka ulur gjakrat e ndezura mes dy partnereve, që shpeshherë i thonë njëri-tjetrit “do ndahemi”, për t’u rikthyer sërish bashkë pak momente më vonë. Teksa lidhja nuk është në ditët më të mira të mundshme, në media qarkulloi edhe lajmi për një shtatzëni të moderatores, por që duket se është i vërtetë.

sarah berisha (7)

Mjafton një foto me barkun paksa të rrumbullakosur të një personazhi publik që njerëzit të fillojnë të aludojnë për shtatzëni. Kështu ka ndodhur edhe me Sarah Berishën, e cila ka postuar disa foto në “Instagram”, ku shihet e veshur me një kostum të kuq, që përmban një xhaketë të shkurtër dhe një fund. Mirëpo, ndjekësit e blogeres kanë nisur të komentojnë se ajo është në pritje të ëmbël.

sarah berisha (6)

“Je në pritje të ëmbël?”, pyet dikush, teksa të tjerë nuk kanë ngurruar as ta urojnë, duke shkruar: “Urime shtatzënia”. Të tjerë aludojnë se e gjitha lidhet me veshjen dhe pozicionin e fotos që ka bërë që Sarah të duket me barkun më të rrumbullakosur se zakonisht.

sarah berisha (9)

E ka mundësi që kjo hipotezë të jetë më pranë të vërtetës. Vetë Sarah tha pak ditë më parë në një intervistë se është ende shumë herët që ajo dhe PM të marrin hapa seriozë për lidhjen e tyre. Teksa pranoi se edhe ata kanë problemet e tyre si çdo çift, Sarah u shpreh se nuk kanë diskutuar për të ardhmen dhe se është e largët kjo pjesë.

sarah berisha (12)

“Lidhja ka luhatjet e veta. Një herë zihemi, një herë jemi shumë mirë. Ka ditë që nuk flasim për disa orë. Kalojmë shumë kohë bashkë. Nuk e kemi ndjerë distancën, sepse ai ka ardhur shpesh në Tiranë, edhe unë kam shkuar në Prishtinë. PM më ka prezantuar me gjithë rrethin e tij shoqëror dhe kam raporte shumë të mira me të gjithë. Mendoj se lidhja jonë ka nisur pas ‘Big Brother’. Kemi rreth 2 muaj që po përjetojmë lidhjen jashtë kamerave dhe është herët për të folur për bashkëjetesë, fejesë, martesë. Nuk i kemi diskutuar dhe është shumë e largët kjo pjesa”, tha Sarah në një intervistë për “Prive”.

dj pm sarah berisha5

Kështu, nisur nga kjo deklaratë e Sarah, duket se aludimet e fansave për shtatzëni janë të gabuara. Aq të shpeshta janë bërë këto grindje, sa edhe vetë blogerja ka nisur të flasë për to në media.

sarah berisha (3)

Sarah Berisha ka qenë e ftuar ditë më parë në “Pardon My French” bashkë me motrën e saj dhe ka folur për marrëdhënien e saj me DJ PM. Sarah tha se marrëdhënia e tyre është si çdo marrëdhënie tjetër dhe padyshim që edhe zënkat nuk mungojnë.

sarah berisha (4)

“Marrëdhënia jonë kam përshtypjen është si çdo marrëdhënie tjetër. E kam thënë dhe më parë, kemi luhatje, zihemi për gjëra të ndryshme. Për shembull, kur PM nuk i pëlqen shumë diçka që vesh, thotë po sikur të vishesh kështu. Unë i them ‘jo, kështu do të vishem’, ja marr gjënë për mbrapsht. Shkuam te koncerti Malumës, më tha vish një ‘hoodie’, jo i thashë, dua të dal me bark jashtë, dua të bëj sipas kokës sime. Po rrimë më shumë në Tiranë. Mbase më shumë e lodhshme është për atë se i kanë qëlluar datat e koncerteve më shpesh në Shqipëri”, tha ajo.

dj pm sarah berisha4

Motra e blogeres, Dieta, shprehet se është shumë e lumtur për Sarën dhe se nuk ndërhyn në marrëdhënien e saj me DJ PM.

dj pm (3)

“Jam shumë e lumtur për Sarën dhe ndihem mirë kur ajo është e lumtur. Unë nuk ndërhyj në marrëdhënie, mund të jap një këshillë, por çdokush bën vetë çfarë të dojë. Unë për momentin destinacionin e kam vetë në Tiranë”, u shpreh motra e Sarës, duke zbuluar kështu detaje nga lidhja e tensionuar e së motrës.

/Panoramaplus.al

sarah berisha (8)dj pm (5)dj pm (4)dj pm (1)sarah berisha (3)sarah berisha (1)sarah berisha (2)sarah pajtimi (1)sarah pajtimi (2)sarah berisha, dj pm , pajtimi (3)sarah berisha

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al