Taynës, veç këngëve të saj gjenden edhe ato të një tjetër reperi të njohur, Finem. Në një intervistë për “Prive”, këngëtarja sqaron se kanali ka ndërruar disa herë emër e ndaj ka edhe këngë të artistëve të tjerë, por ajo ka vendosur mos t’i fshijë.
Por ajo që ka rënë në sy është edhe fakti që Finem nuk e ndjek më Taynën, por kjo e fundit konfirmon se s’ka asgjë mes tyre edhe pse s’e mohon që mund të ndërlidhet me ish-menaxherin.
“Unë personalisht nuk kam asgjë kundër tij. Veç kam parë një ditë që nuk jemi më ‘follow’, por unë personalisht nuk di që kam diçka, as nuk di që ka ai diçka. Nuk e di, ndoshta duhet të pyesësh personin në fjalë. Ndoshta ka lidhje edhe me këto se ka gjasa të ketë’.
Më herët, Tayna u shpreh se gjatë skandalit nuk gjeti mbështetjen e kolegëve në Kosovë ose ia shprehën përmes një mesazhi. Ajo tha se është përkrahur më shumë në Shqipëri, por në këtë intervistë u surprizua nga dy miq. I pari është Mc Kresha, i cili e uroi për fundvitin dhe i tha se ky vit ka vërtetuar potencialin e saj të vërtetë.
“Hey Tayna të përshëndes dhe të uroj më të mirat. Unë e kam pak problem për të folur kështu bërë ndonjë koleg sepse s’është nevoja të të jap lulet e tua, t’i lulet e tua i ke merituar vetë kështu që dil dhe mblidhi në bahçe. Ka qenë bukur kur e kemi bërë këngën ‘Pasite’, ishte këndshëm, besoj që për gjithë artistët kur punojnë bashkë kështu është dhe shpresoj që ky vit jo që të ka realizuar më shumë në punë dhe suksese, por e ka vërtetuar kapacitetin dhe potencialin tënd të vërtetë. Qëndro vetja!”
Një tjetër bashkëpunëtor që e vlerësoi ishte Marini. Tayna ka realizuar një këngë me të në albumin e saj “Bipolar”.
“Më pëlqen të të shoh duke shkëlqyer, më pëlqen shumë muzika e që ti po sjell një valë të re. Më pëlqen shumë. Të gjitha herët kemi kaluar bukur, mbaj mend kur bëmë klipin, ishte më e bukura. Qëndro kështu, mos ndrysho kurrë për askënd dhe vazhdo!”.
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panoramaplus.al