Boksieri i njohur Robin Krasniqi dhe bashkëshortja e tij Marigona së shpejti pritet të bëhen prindër për herë të parë. Lajmi i ëmbël vjen vetëm pak javë pasi ata kanë kurorëzuan dashurinë e tyre në martesë. Ka qenë modelja, e cila ka zbuluar se do të mirëpresin fëmijën e tyre të parë në përvjetorin e lindjes së boksierit.
Ajo ka publikuar disa fotografi në “Instagram” ku dy prej tyre janë ekot e bebes, ndërsa në njërën shihet Robin duke e puthur atë në ballë. Ndërkaq, ajo ka shkruar se: “Jam shumë mirënjohëse për të gjitha momentet e mrekullueshme që kemi ndarë së bashku. Uroj që të vazhdosh të ndash gjithmonë me mua momente kaq të bukura. Ti je shpërblimi i përsosur për mua, për dashurinë time të vërtetë. Gëzuar ditëlindjen burrit më të mirë dhe dashuria ime që do bëhet baba”.
Ndërkohë, dhe Robini ka shprehur emocionet e tij me anë të një postimi në rrjetin e tij social “Instagram”: “Falënderimi i takon Zotit që në ditëlindjen e 35-të më dha dhuratat më të mira në jetë! Qëllimin dhe ëndrrën më të bukur në jetë, Zoti po na e realizon dhe po na jep mundësinë të kemi familjen tonë!
Por për mediat shqiptare, Robin u bë i famshëm kur deklaroi lidhjen e tij me modelen Heidi Lushtaku. Me një histori të gjatë, çifti madje ishin fejuar pak vite më parë. Por historia e tyre pati disa ulje dhe ngritje, duke sjellë edhe ndarjen përfundimtare.
Por para se të ndaheshin përfundimisht, ato u ribashkuan edhe njëherë për të provuar edhe njëherë raportin e tyre të gjatë. Fillimisht, gjithçka u mbajt sekret, derisa më pas Heidi hapur përmes një letre të publikuar në rrjetin social “Instagram”, kishte konfirmuar ndarjen duke thënë si dyshja i kanë ndarë rrugët paqësisht.
Mirëpo vetëm pak muaj pasi ndodhi kjo, duket se ka të reja me boksierit dhe modeles së njohur, të cilët mesa duket i kanë hapur rrugë ribashkimit. Ka qenë emisioni “Prive”, që në një nga kronikat e emisionit, e ka cilësuar si të vërtetë lajmin për ribashkimin e tyre. Robin Krasniqi dhe Heidi i kanë dhënë vetes një shans të dytë për të rinisur gjithçka nga lidhje, veçse ndryshe nga hera e kaluar, këtë herë ata po e mbanin lidhjen e tyre larg syrit të mediave dhe rrjeteve sociale.
Por duket se edhe ky shans nuk zgjati shumë. Vetëm se këtë herë nuk pati më kohë për një ribashkim, pasi boksieri menjëherë e zëvendësoi Heidin me Marigonën. Brenda vitit, çifti u njoh, celebruan dashurinë e tyre dhe tashmë pritet të bëhen prindër për herë të parë.
E gjithë historia e tyre ka ndodhur në harkun kohor të një viti, duke mos pasur më asnjë mundësi rikthimi te partnerja e tij prej disa vitesh. Kështu Marigona, e cila tashmë është bashkëshortja e Robinit, mbylli njëherë e mirë historinë e partnerit të saj me modelen e njohur kosovare.
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panoramaplus.al