12 Nëntor, 2017

Martohet ish e dashura e Getoarit, në dasmën luksoze të pranishëm çifti presidencial Meta


Familja e presidentit të Shqipërisë, Ilir Meta dhe ajo e kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj janë mbledhur mbrëmjen e djeshme në një tavolinë të përbashkët në një dasmë luksoze, ku Shkumbin Noka dhe Hana Shehu kanë celebruar dashurinë e tyre në martesë.

Ashtu si duket edhe nga foto çifti i politikanëve kanë kaluar kohë së bashku. Bashkë me ta ka qenë edhe Era, vajza e vogël e çiftit presidencial që nuk i është ndarë familjes.

Kujtojmë këtu se Hana është prezantuese në Kosovë dhe për 3 vite ka qenë në një lidhje dashurie me reperin Getoar Selimi. Nga ana tjetër Shkumbin Noka është një menaxher shumë i njohur club-esh.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al