2 Prill, 2022

Mashtrimi i ish-konkurrentes së “Për’puthen”, si e fshehu moshën


Çiljeta Kormuzi për pak javë ishte pjesë e “Për’puthen”. Ndryshe nga konkurrentët e tjerë, make-up artistja vinte nga një martesë e dështuar dhe ishte nënë e një fëmije.

Javën e shkuar, ajo vendosi të largohej, pas probleme që kishte me kujdestarinë e vajzës, të cilën e kishte lënë tek familja e ish-bashkëshortit. Në prezantimin e saj Çiljeta tha se ishte 25 vjeç dhe veç punës si make-up artiste, ishte dhe një influencer. Por duket se në këtë rrëfim paska pasur një të pavërtetë.

Ashtu si shihet në foto, ajo ka festuar pak kohë më parë ditëlindjen e saj të 27. Nuk dihet se kush është arsyeja që Çiljeta ka ‘ulur’ moshën e saj, por ndoshta ajo ka dashur të jetë më afër moshës së djemve në studio, duke qenë se shumica prej tyre janë nën moshën 25 vjeç.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al