Erjola Doçi është përballur me një skenë të pakëndshme sot në emisionin ku ajo merr pjesë.
Një djalë 26-vjeçar u fut në studio dhe i kërkoi llogari moderatores, pasi sipas tij Erjola nuk i hap më telefonin.
Ai tha se ajo kishte firmosur një kontratë për reklama me atë, por pasi Erjola i mori 6 mijë euro parapagim nuk i hapi më telefonin për të vazhduar pjesën që kishin firmosur në kontratë.
Sigurisht që Erjola mohoi akuzat, duke thënë se nuk e njeh djalin.
Në fund kur situata agravoi kolegët i zbuluan Erjolës kamerën e fshehtë.
Pjesë nga biseda
Igli: Unë jam Igli jam 26 vij nga Tirana. Unë kam një biznes dhe besoj se Erjola më njeh shumë mirë.
Erjola: Jo me thënë të drejtën.
Igli: Jo më njeh shumë mirë, se unë me Erjolën kam folur pasi ajo doli nga Big Brother Vip. Unë me Erjolën kam folur në Whatsapp për të reklamuar një biznesin tim.
Erjola: E kur kemi folur? Ça date pak a shumë?
Igli: Ka qenë data 5, 6.
Erjola: Ua ndjesë unë zakonisht jam e sjellshme, i mbaj mend, ndjesë nëse nuk po të njoh.
Igli: Këtu është emisioni pa filtra dhe njerëzit janë pa filtra. Erjola ti e di shumë mirë që kur kemi kontaktuar ke ardhur në sallon kemi folur. Madje kemi bërë një kontratë prej 14 mijë eurosh për 12 muaj. Kam marrë 6 mijë euro parapagim dhe Erjola Doçi nuk e ka hapur më telefonin. Jam i shokuar se si Erjola Doçi jemi takuar dhe kemi pirë kafe.
Erjola Doçi: Unë nuk jam takuar me ty personalisht.
Igli: Ke dalë mashtruese!