Flokët dëmtohen për shkaqe të ndryshme, por më të zakonshmet janë nga papastërtitë, dielli dhe lyerjet e shpeshta. Kjo e fundit është vërtet një problem serioz që i çon flokët në gjendje gati të vdekur, pa jetë e pa shkëlqim.
Një maskë natyrale në kushte shtëpie që u kthen flokëve shkëlqimin dhe i bën të shëndetshëm është pa asnjë kosto.
Përbërësit:
▪ 1/2 gotë qumësht
▪ 1 lugë mjaltë
▪ 1 banane e pjekur mirë
▪ 5-6 pika vaj bajamesh
Përgatitja:
Qumështin vendose për pak minuta në zjarr të ngadaltë për ta ngrohur aq sa të tretet mjalti. Pasi ta kesh hequr nga zjarri, shtoni bananen e shtypur dhe më pas vajin e bajames. Vendose maskën e përgatitur në flokë dhe masazhoni rrënjët me mollëzat e gishtave dhe pastaj pjesën tjetër të flokëve. Vendoseni të gjithë masën dhe lëreni të veprojë për rreth 20–30 minuta dhe në fund laji flokët me shampon e zakonshme. /telegrafi.com/
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panoramaplus.al