8 Shkurt, 2018

Masturbimi vret meshkujt, mjekët ngrenë alarmin për këto teknika


Masturbimi vret deri në 100 gjermanë në vit, sipas një studimi që ka zbuluar gjithashtu mënyrat e çuditshme që njerëzit kanë vdekur duke u vetëkënaqur. Një burrë që mbante një mushama dhe një kostum zhytjeje si dhe një qese plastike mbi kokën e tij – vdiq në Hamburg, pasi u ul pranë një ngrohës duke u vetëkënaqur.

Një tjetër njeri në Halle u gjet i vdekur me dritat e pemës së Krishtlindjeve të kapur në thithat e tij duke u përpjekur me sa duket për të stimuluar veten nga elektroshoku.

Ekzaminuesi mjeko-ligjor Harald Voß tha se arsyeja më e zakonshme për vdekjet autoerotike ishte dëshira për orgazmën e fundit duke privuar veten nga oksigjeni. Midis 80 dhe 100 njerëz në të gjithë vendin aksidentalisht vdesin çdo vit për shkak të praktikave të rrezikshme të masturbimit, zbuloi studimi i tij.

Kjo u bazua në gjetjet që për çdo një milion shtetas gjermanë ka ‘një ose dy’ raste vdekjeje në vit, në të cilat një mjet është përdor për të nxitur stimulimin gjatë aktivitetit seksual.

Panorama Plus

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al