Fituesi i “Big Brother Vip Kosova”, Arkimed Lushaj i njohur me emrin e artit Stresi së fundi ka treguar banorin e preferuar në edicionin e dytë të këtij spektakli.
Mbrëmjen e djeshme ai i ka dërguar një dron modeles Vesa Vllasaliut, duke treguar që e përkrah atë në rrugëtimin për të fituar çmimin e madh.
“Mbaje kokën lart mbretëreshë”, shkruhej në dronin që dërgoi Stresi.
Lajmin e ka bërë të ditur vetë ai përmes një postimi në InstaStory.
Vesa është një ndër konkurentet më të komentuara brenda kësaj shtëpie, për shkak të historisë së saj me futbollistin shqiptar Mërgim Berisha.
Ajo ka treguar se ky i fundit ka tradhtuar atë me shoqen e saj të ngushtë, Edona Berisha dy muaj para se të martoheshin, me të cilën ai tani është i martuar.
Ajo ka deklaruar se ish i fejuari e tradhtoi me shoqen e saj të ngushtë dy muaj para martesës, me të cilën ai tani është i martuar.
Mes tjerash, Vesa ka zbuluar se ajo nga kjo marrëdhënie mbeti shtatzënë, por që e humbi fëmijën për shkak të një alegjie të një ushqimi që kishte ngrënë në festën e beqarisë së një shoqje në Itali dhe këtë gjë prindërit e saj nuk e dinë akoma.
“Dy javë pasi jam ndarë kam shkuar në Itali për festën e beqarisë së shoqës time dhe kam ngrënë diçka që kisha alergji. Më dërguan në spital dhe doktorët më kanë pyetur a je shtatzënë, unë u kam thënë që s’jam, pas një kohe kam pasur gjakderdhje. Nuk e dinë as nëna, as babi. Aty e kam ditur see kam pasë shumë gjakderdhje”, tha ajo.
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panoramaplus.al