Pas ofendimeve të njëpasnjëshme që Eduard Kuçi i bëri për operacionet plastike, Iriada Shahollari vendosi që t’i bënte konkurrentit të “Për’puthen” një dhuratë.
Ajo tregoi se kishte marrë me vete një biberon, ngjyrë rozë për më tepër, që t’ia jepte Kuçit.
“Doja t’i bëja një dhuratë ‘princit’ që kur të flasësh për mua, ta mbash këtë në gojë. E ke dhe ngjyrën tënde”,- tha Shahollari.
Ky gjest nuk i ka pëlqyer aspak Eduardit, i cili në moment ia hodhi “dhuratën” në fytyrë Iriadës, duke shtuar: “këtë le ta fusë ajo diku tjetër”.
Pas takimit të parë, që mesa duket do të jetë dhe i fundit, Eduardi dhe Iriada nuk e shohin njëri-tjetrin me sy dhe kanë shprehur vetëm urrejtje gjatë debateve në studio.
“Ti për mua nuk je femër. Më mirë bëhu burrë. Sa hap gojën ti vetëm m*t nxjerr”,- janë vetëm disa nga ofendimet që Eduardi i ka thënë Iriadës në studio gjatë debateve.
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panoramaplus.al