17 Mars, 2024

Mbajti sekret partneren dhe ardhjen në jetë të foshnjës, fotot nga paparazzi të Gjergj Kaçinarit me bashkëshorten e djalin


Vetëm rreth 1 muaj më parë, Gjergj Kaçinari është bërë baba për herë të parë. Këngëtari dhe partnerja e tij janë bërë prindër të një djali, duke përmbushur kështu tablonë e familjes së lumtur.

Edhe pse kanë kaluar shumë pak ditë nga lindja, familja duket se ka ndërm end që t’i shijojë ditët me diell në Tiranë. Paparaci ynë i ka fotografuar të tre, teksa shëtisin të qetë. Vogëlushi në karrocë dhe mami Tejdi që po e shtyn, teksa Gjergji i përqendruar te telefoni i tij, është ky peizazhi i familjes së re, që tashmë po mëson të bashkëjetojë edhe si prindër.

Edhe pse jetën private Gjergji e ka mbajtur larg vëmendjes së mediave, në një intervistë të pak muajve më parë, ai rrëfeu se këtë moment e ndjeu se duhej ta ndante me audiencën.

Së bashku me partneren e tij, ata zbuluan se njiheshin prej 2 vitesh dhe se Tejdi e ndiqte në koncertet e tij të rock-ut. Në një lidhje surprizë në studio ka qenë edhe kompozitori i mirënjohur, Alfred Kaçinari, i cili mes batutash që nuk mungonin rrëfeu se si e mori vesh lajmin se do të bëhej gjysh.

“Ngrita një hipotezë sepse nëna e Gjergjit më tha do pi një kafe në orën gjashtë me Tejdin. Pi njeriu në orën 6 pasdie kafe? I thashë shko, me siguri Tejdi është shtatzënë”, tha ai teksa tregoi se një kafe pasdite ishte bërë shkak ta kuptonte këtë moment.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al