28 Tetor, 2024

“Mban anën e së drejtës”-Ish-banorja e ‘Ferma Vip’ flet për marrëdhënien me vjehrrën e saj, Valbona Selimllarin! Modelja: I them patnerit ji falenderues për…


Gloria Meshi, partnerja e djalit të Valbona Selimllarit, së fundmi ka folur për vjehrrën e saj në një intervistë. Teksa është pyetur sesi i ka marrëdheniet më ish-misin, Gloria është shprehur se shkojnë shumë mirë bashkë.

“Marrëdheniët i kemi shumë të mira, është shumë e dashur, shumë e mirë, ashtu siç e njohin të gjithë.

Ndër të tjera ish-banorja e Ferma Vip, thekson se partneri i saj mbart vlera shumë të mira dhe është një djalë i edukuar vetëm falë mamsë së tij.

Pikën më të madhe e ka ajo për edukimin kaq të mirë që u ka bërë fëmijëve, sepse është një djalë shumë i edukuar. Dhe unë gjithmonë i them atij ji falenderues për mamanë që ke,” u shpreh modelja.

Teksa u pyet nga moderatorja se cilën anë mban Valbona kur ajo dhe djali i saj kanë një debat ish-banorja e Ferma Vip u shpreh se: Mban anën e së drejtës, duke qenë se edhe ne nuk debtojmë, na zgjat vetëm 5 minuta dhe për 5 minuta s’ke çfarë ane të mbash” tha ajo.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al