29 Shtator, 2017

Mbani frymën , Aleksandër Gjoka sapo na habiti me këtë foto


Aleksandër Gjoka është ndër këngëtarët shqiptar më të mirë, i dalluar gjithmonë për natyrën e tij të veçantë sa i takon personalitetit apo edhe për vokalin e tij që i ka kontribuar muzikës së lehtë shqiptare në vite.

Sandri ka një raport shumë sportiv dhe të natyrshëm edhe me rrjetet sociale dhe me Facebook-un ku poston herë pas here fotografi nga përditshmëria e tij.

Këtë herë ai ka postuar një foto natën me një fshesë në dorë, fshesë të cilën me sa duket ia ‘ka rrëmbyer’ ndokujt nga punonjësve të Bashkisë që pastrojnë dhe fshijnë rrugët e kryeqytetit natën.  ‘Gjatë punës’, shkruan këngëtari , ndërkohë që shkëmben komente edhe me fansat apo miqtë e tij. ‘Fshesa ka rolin e kitarës’, shkruan ai.

Sandër Gjoka do të jetë pjesë e jurisë së ‘The Voice Kids’ që pritet të nis së shpejti në televizion.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al