Imazhet e fundit të publikuara në llogarinë e tij në Instagram, kanë shqetësuar të gjithë fansat e Ardian Bujupit.
Këngëtari ka zbuluar se ndodhet në spital, teksa po merr mjekimin e nevojshëm.
“Çfarë dreqin”, shkroi ai krahas imazhit të parë, ku dukej dora dhe vigoni në të.
Në Instastory-n pasardhëse, artisti dukej se jepte “arsyen” e shtrimit të tij në spital, pasi shkruante vetëm: “Mbidozë”.
Ndonëse i urren spitalet, ashtu siç vetë Adriani ka treguar, në një postim tjetër, këngëtari publikoi një foto të vetes krah së cilës shkruante:
“Nuk mund të më mundësh. Askush nuk mund të më ndalojë. As edhe vetë trupi im, Ju uroj një ditë të shëndetshme”.
Nuk dihet ende nëse këto pamje lidhen apo jo me ndonjë projekt muzikor që Bujupi mund të jetë duke përgatitur për fansat e tij.
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panoramaplus.al