30 Maj, 2022

Mbretëresha Elizabeth më në fund do të takojë vajzën e Harry-t dhe Meghan-it në ditëlindjen e saj të parë


Mbretëresha Elizabeth do të takojë për herë të parë vajzën e Dukës dhe Dukeshës së Sussex, Lilibet, në ditëlindjen e saj të parë gjatë festimeve të jubileut.

Monarkja 96-vjeçar, nag e cila e vogla ka marrë emrin Lilibet, ka të ngjarë të humbasë ngjarjen e saj të preferuar sportive, garat e kuajve Derby në Epsom, për ditëlindjen e vogëlushes.

Që kur ajo lindi më 4 qershor 2021, prindërit Princi Harry dhe Meghan kanë qenë vetëm një herë në Mbretërinë e Bashkuar, në një vizitë të shkurtër ku ata bënë një shkëputje për të parë Mbretëreshën ndërsa ishin rrugës për në Lojërat Invictus në muajin prill. Ditëlindja e parë do të festohet në ‘Frogmore Cottage’ të shtunën e ardhshme, vetëm pak larg nga Kështjella Windsor. Princesha Eugenie dhe familja e saj kanë bërë gati vilën përpara mbërritjes së tyre.

Në udhëtimin e tyre të parë në Mbretërinë e Bashkuar me Archie dhe Lilibet, Harry dhe Meghan do të qëndrojnë në pronë gjatë udhëtimit të tyre katër-ditor në Mbretërinë e Bashkuar për ‘Jubileun Platinum’ të Mbretëreshës.

Lilibet, lindi në Kaliforni, ndryshe nga vëllai i saj Archie, tre vjeç, i cili lindi në Londër. Mbretëresha u takua me Archie dy ditë pasi ai lindi më 6 maj 2019. Festa e ditëlindjes vjen në një kohë të mirë, pasi burimet i kanë thënë “The Sun”, se po bëhet ‘gjithnjë e më shumë e pamundur’ që Mbretëresha të jetë në gjendje të udhëtojë në Epsom, Surrey, për Derbin e garave me kuaj pasi të tre kuajt e saj të çmuar janë tërhequr nga gara.

Kjo do të jetë hera e tretë në mbretërimin e Mbretëreshës që ajo do të humbasë Derbin Epsom, me të parën kur ishte në një vizitë në Suedi në 1956 dhe një tjetër kur ishte në Francë për 40-vjetorin e D-Day në 1984. Ndihmësit thuhet se po bëjnë ‘çdo përpjekje’ për të menaxhuar ditarin e monarkes për të mos e lodhur atë dhe anulimi është një përpjekje tjetër për të ndihmuar Mbretëreshën.

Për gjashtë muajt e fundit, Mbretëresha ka vuajtur nga problemet e lëvizshmërisë dhe ka përdorur një shkop ecjeje. Megjithatë, monarkja ka deklaruar se do të bëjë një paraqitje në ballkon gjatë festimeve këtë javë. Ajo do të dalë në ballkonin e Pallatit Buckingham të enjten, gjatë paradës zyrtare të ditëlindjes, duke shënuar fillimin e festimeve katërditore.

Mbretëresha gjithashtu pritet të marrë pjesë në Shërbimin e Falenderimeve të së Premtes në Katedralen e Shën Palit.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al