6 Qershor, 2022

Mbretëresha Elizabeth takon vajzën e Harry dhe Meghan, por përçarja brenda Familjes Mbretërore nuk ka marrë fund


Festimet për Jubileun Platinium të Mbretëreshës Elizabeth duket se mes të tjerash ka shërbyer edhe si një mënyrë për të rregulluar marrëdhëniet familjare… Kështu, Mbretëresha më në fund u prezantua me stërmbesën e saj, Lilibet.

Princi Harry dhe Meghan Markle prezantuan vajzën e tyre me Mbretëreshën gjatë një dreke private. Të pranishëm ishin edhe anëtarë të tjerë të Familjes Mbretësore. Nuk dihet nëse vëllai i Harry, William, ishte në drekë, dhe po ashtu nuk dihet as nëse babai i tij, Charles, ishte i pranishëm.

Raportohet se William dhe Kate nuk do të jenë të pranishëm të shtunën në festën e parë të ditëlindjes së Lilibet. Marrëdhëniet e luhatura mes Harrtt, babait dhe vëllait të tij për arsye të ndryshme vijojnë pa u rregulluar. Harry dhe Meghan kanë lënë të kuptohet se njëri prej tyre ka bërë komente raciste për djalin e tyre Archie.

Ka shenja të qarta të një përçarjeje midis William dhe Meghan-Harry. Kjo u vërtetua edhe një herë nga pjesëmarrja e tyre në Shërbimin Kombëtar të Falënderimeve, të realizuar të premten. Ata u ulën në anët krejtësisht të kundërta të kishës dhe as nuk u takuan.

Harry, Meghan dhe fëmijët po marrin sigurinë që kërkuan … ata po mbrohen nga policia e armatosur. Duket se Jubileu po rezulton të jetë një festë e ngrohtë familjare në fund të fundit, të paktën, mes Mbretëreshës dhe stërmbesës së saj, Lilit.

Që kur ajo lindi më 4 qershor 2021, prindërit Princi Harry dhe Meghan kanë qenë vetëm një herë në Mbretërinë e Bashkuar, në një vizitë të shkurtër ku ata bënë një shkëputje për të parë Mbretëreshën ndërsa ishin rrugës për në Lojërat Invictus në muajin prill. Ditëlindja e parë do të festohet në ‘Frogmore Cottage’ të shtunën e ardhshme, vetëm pak larg nga Kështjella Windsor.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al