15 Mars, 2022

“Mbreti im”/Klea Hutës as që ‘i hyri në sy’ Maluma, ja deklarata e dashurisë që i bëri mbrëmjen e djeshme partnerit të saj


Mbrëmjen e djeshme u mbajt një nga koncertet më të mëdha të organizuara në vendin tonë me pjesmarrjen e yllit latin, Maluma.

Sigurisht, që sheshi “Nnë Tereza” ishte i tejmbushur duke pritur këngëtarin me një spektakël madhështor që ka elekrizuar të gjithë vendin.

Vec Malumës, i cili padyshim u kthye në kryefjalën e ditës, në koncert performuan edhe dy artistët më në zë të momentin në vendin tonë,  Ronela Hajati dhe Elgit Doda.

Ky i fundit bëri edhe hapjen e koncertit me këngën e tij “Ku je” që u këndua edhe të pranishmit në shesh.

Mirëpo, disa orë para nisjes së këtij eventi Elgiti ka publikuar në Instastory disa video ku shihet në shoqërinë e partneres së tij, Klea Huta e cila dukej mjaft entuziaste.

Më vonë, kur këngëtari u ngjit në skenë, Klea publikoi disa video në profilin e saj zyrtar disa video me mbishkrimin “Mbreti Im” duke i treguar botës dhe një herë mbështetjen për të.

Teksa i gjithë vendi ynë ishte i fokusuar tek “Maluma-baby’, të gjithë vëmendjen e Kleas padyshim e mori partneri i saj.

 

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al