30 Janar, 2021

“Mbrojtësi im!”- Me një foto të vjetër nga fëmijëria, Kida i uron kështu ditëlindjen mashkullit më të rëndësishëm në jetën e saj


Për Kidën sot është një ditë e rëndësishme dhe e veçantë, sepse babai i këngëtares feston ditëlindjen.

kida (5)

Si çdo fëmijë për prindin, edhe artistja është kujdesur që t’i bëjë të atit një urim të ndjerë.

kida (2)

Prandaj, ajo publikoi në Instastory-n e saj një foto të vjetër, të realizuar para shumë vitesh, kur ajo vetë ka qenë ende një vajzë e vogël.

kida (7)

Me flokë të gjatë deri tek supet dhe kaçurrela, Kida shihet duke buzëqeshur teksa mban të veshura vetëm një palë pantallona.

kida (1)

Gëzuar ditëlindjen njeriu më i mrekullueshëm në botë! Shoku im më i mirë, mbrojtësi im ti!”, shkroi këngëtarja krahas postimit.

kida (3)

Një muaj më parë, Kida festoi ditëlindjen, ku përveçse dhurata e mori edhe urime të shumta.

kida (7)

Ndërkohë, së fundmi ajo ka sjellë edhe një projekt të ri muzikor, të titulluar “Drunk”, i cili erdhi në formën e një balade dashurie.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al