17 Maj, 2022

“Mbylle mor trap”/ Agravon debati mes Robert Aliajt dhe Ardit Çunit, këngëtari largohet nga emisioni


Debati mes Robert Alijat dhe Ardit Çunit gjatë emisionit “Open” ka agravuar në ofendime, ndërsa këngëtari është larguar nga studioja.

Rober Aliaj u shpreh se është nivel i ulët të dëgjosh zhanerin “tallava”, ndërsa Ardit Çuni, deklaroi se niveli i tij përcaktohet deri në atë pikë që kur artisti del në televizion, ai ndryshon kanal.

Pjesë nga debati:

Robert Aliaj: Pse jo tallava? Është sikur të krahasosh tallavanë që në vetvete është zhanër rrugësh. Muzika ka nivelet e veta si letërsia, si çdo fenomen social dhe politik, me klasa sociale. Është klasa më e ulët sociale. Në zhanerin e muzikës është ajo më ordinere. Nuk kap asnjë vlerë, por merr vlerë kur je i pamend ose i pa edukuar. Ndaj po çuditem, si djemtë dhe vajza të reja të kenë kaq pak formim që t’i duket tallavaja e drejtë.

Ardit Çuni: Kam aq nivel sa të mbyll televizionin kur del në TV, dhe të ndaloj familjarët të të shohin.

Robert Aliaj: Po mbylle mër ti, mor trap. Po bën debat të ulët.

Ardit Çuni: Të thuash që nuk ke nivel, është… Unë po tregoj një të vërtetë që ndodh.

Më tej këngëtari është larguar nga studioja, ndërsa Aliaj ka vijuar me bisedën me të ftuarit e tjerë.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al