9 Nëntor, 2024

Me 11 nominime! Beyonce, favoritja e madhe në ceremoninë e ndarjes së çmimeve Grammy


Beyonce do të jetë favoritja e madhe në ndarjen e çmimeve Grammy më 2 shkurt 2025 në Los Angeles, pasi ajo është nominuar në 11 kategori për albumin e saj “Cowboy Carter”, një homazh për rrënjët afrikano-amerikane të muzikës country.

beyonce

Këngëtarja e njohur do të konkurrojë me Taylor Swift, veçanërisht në kategorinë e albumit më të mirë, si dhe me yjet e rinj të muzikës pop Charli XCX, Chappell Roan dhe Sabrina Carpenter.

Me këngën “Texas Hold ‘Em” dhe albumin “Cowboy Carter”, Queen B u bë artistja e parë me ngjyrë që kryeson listat përkatëse të muzikës country të Billboard.

Përveç suksesit që ka regjistruar tashmë, “Cowboy Carter”, i cili tashmë përfshin klasiken “Jolene” të yllit të muzikës country Dolly Parton, ka ndezur një debat publik për vendin e afrikano-amerikanëve në historinë e muzikës country, me këtë zhanër kryesisht i lidhur me muzikantë të bardhë dhe konservatorë.

Me 11 nominime, ajo është përpara Charli XCX, Billie Eilish, Kendrick Lamar dhe Post Malone, të cilët kanë siguruar 7 nominime, e ndjekur nga Sabrina Carpenter, Chappell Roan dhe Taylor Swift, të cilat konkurrojnë në 6 kategori.

Ceremonia e 67-të e çmimeve Grammy do të mbahet më 2 shkurt 2025 në Los Angeles, dy javë pas inaugurimit të Donald Trump në Shtëpinë e Bardhë.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al