14 Mars, 2022

Me barkun e rrubullakosur, Rihanna “rrëmben” gjithë vëmendjen në paraqitjen e radhës të “Fenty Beauty”


Që nga dita kur Rihanna ndau me publikun lajmin e mirë se është në pritje të ëmbël për herë të parë, ajo është vënë në qendër të vëmendjes së mediave rozë.Në të gjitha daljet e saj publike dhe publikimet në rrjete sociale, ajo nuk humb rastin të tregojë dukshëm barkun e rrumbullakosur.

Padyshim, që këngëtarja me famë botërore tashmë ka marrë një tjetër nur dhe me bindje themi që duket shumë e bukur.

Gjatë një eventi në firmën e saj të bukurisë, “Fenty Beauty’ dukshëm kamerat e paparacëve ishin të fokusuar të veshja e këngëtares dhe paraqitja e saj.

Ajo dukej mjaft sensuale, veshur me një fund të gjatë dhe një bluze të shkurtër në ngjyrë gri, plot shkëlqim që i tregonte barkun e saj të rrumbullakosur.

Këngëtarja është parë e lumtur pasi me këtë ajo festoi edhe hyrjen në bursë të firmës së ‘Fenty’ ku në ditët e para u vlerësua me çmim afër tre miliard dollarë. 

Para disa ditësh, në media qarkulloj lajmi se Rihanna pretendonte të shiste firmën e saj por ende nuk e kishte zbuluar me publikun çmimin e saktë.

Meqenëse kompania e saj i ka siguruar thuajse gjysmën e pasurisë, këngëtarja  ka në plan të shqyrtojë disa nga ofertat më të majme për të vendosur më vonë çmimin përfundimtar.

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al