7 Shkurt, 2024

“Me bashkëshorten jemi njohur në varrim”- Banori i “Big Brother VIP” habit me deklaratën, ja cila ishte pyetja e parë që i bëri partnerja


Endrik Beba është konkurenti më i ri që u fut në shtëpinë e “Big Brother VIP”.

Ditën e sotme teksa po bisedonte me Ledionën, ai ka treguar se është njohur me bashkëshorten në  një varrim.

Gazetarja ka ngelur e habitur nga deklarata e këngëtarit, ndërsa më pas banori tregoi se pyetja e parë që partnerja i ka bërë ka qenë “ju jeni diplomat”.

Pjesë nga biseda:

Endriku: Me bashkëshorten jemi njohur në varrim

Lediona:  Pse bën kështu shkuesia në varrim

Endriku: Jo thjeshtë ka qenë njohja dhe pastaj pas sa kohës kemi pasur mundësinë të flisnim prapë me njëri-tjetrin. Madje unë kam qenë i mërzitur… kam pasur koncert një natë më para dhe kam qenë gjysmë përgjumësh dhe pyetja e parë që më ka bërë Klea ka qenë “ju jeni diplomat”, e kam parë dhe i kam thënë o goce asgjë në lidhje me diplomatin, jam komplet e kundërta. Pastaj jemi takuar më mbrapa.

Kujtojmë që këngëtari është ish i dashuri i konkurentes së “BBVIP” Sara Gjordeni, e cila së fundmi ka nisur një romancë me Bardhin brenda shtëpisë.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al