12 Maj, 2024

“Më bën zhigolo dhe qesh”/ Meriton Mjekiqi debaton me Heidi Bacin, ndërhyn Egla Ceno: Mos u dhjaks shumë, e di që je …


Tre banorë të Big Brother VIP janë përfshirë në një debat të ashpër mes njëri tjetrit. Meritoni Mjekiqi, Heidi Baci dhe Egla Ceno janë përplasur për një pretendim të Meritonit, i cili thotë se e kanë quajtur zhigolo.

Heidi Baci tha se e përmendi këtë fjalë nisur nga rrëfimi që kishte bërë Elga Ceno, por kjo e fundit thotë se kurrë nuk e ka quajtur Meritonin zhigolo, por pranon kur thotë se ai është një “dandy boy”.

Egla i drejtohet Meritonit duke i thënë se “të kanë zënë ethet e finales”.

Pjesë nga debati:

Meritoni: Ca i bie zhigolo, që paguajnë dhe shkon me femra. Ti më the mua Heidi

Heidi: Nuk të thashë ty, unë po thoja ca tha ajo

Egla: Gaboi mo burr, gaboi. Apo s’lejon gabime ti je ne fazë finale

Heidi: Po të shpjegoja ca dëgjova unë tek rrëfimet që ka bërë ajo. Unë paskam dëgjuar gabimisht tek rrëfimet e Eglës që ajo tha zhigolo. Kaq

Meritoni: Sa gënjeshtare…

Egla: Ndoshta të është krijuar ideja, të është krijuar në kokë imazhin e zhigolosë

Heidi: Nuk e ke thene kurrë?

Egla: Jo, as zhigolo as rruspije

Meritoni: Ajo e kthen në dandy boy, kjo zhigolo. Më bëri zhigolo dhe qesh

Egla: Mos u dhjaks shumë, e di që je në finale, po thjesht gaboi. Ti je dandy boy

Meritoni: Ku e ke të drejtën ti

Egla: Më do qejfi

Meritoni: Si nuk ju vjen marre, kjo zhigolo, ti dandy boy, U tallet me mua

Egla: Të kënë zënë ethet e finales. Dandy boy je, ndërsa zhigolonë zgjidhe me Bacin. Nuk e kam thënë unë.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al