31 Mars, 2021

Me bikini buzë pishinës dhe pa grim, Rita Ora lë “pa frymë” fansat me linjat trupore


Këtë vit Rita Ora është pjesë e jurisë së “The Voice Australia”. Por këngëtarja ka shijuar edhe diellin në Sidnei, duke kaluar disa ditë pushimi.

rita ora (3)

30-vjeçarja, së fundmi ka tërhequr sërish vëmendjen teksa u fotografua me bikini ngjyrë jeshile të zbehtë, shkruan “Daily Mail”.

rita ora (1)

Rita theksoi linjat perfekte trupore, për të cilat kujdeset jo vetëm me anë të ushtrimeve, por edhe duke u ushqyer shëndetshëm.

rita ora (2)

Këngëtarja tregoi edhe fytyrën e saj natyrale, të pastër, ndërsa doli në pishinë pa make-up.

rita ora (3)

Ora po qëndron në një rezidencë me pesë dhoma gjumi në periferi të Mosman. Artistja paguan rreth 30,000 dollarë në javë për të qëndruar në shtëpinë tre-katëshe pranë ujit, e njohur për të famshmit që e vizitojnë nga jashtë.

rita ora (4)

Prodhuesja e hitit “For You” më parë ishte pjesë e jurisë së “The Voice” në Britani në 2015.

rita ora (5) rita ora (6)

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al