25 Dhjetor, 2018

Me bikini të kuqe e pemë të zbukuruar në plazh, ja si u festua Krishtlindja në Australi (FOTO)


Kur vjen periudha e festave të fundvitit, zakonisht imagjinojmë edhe borën që zbardh vendin dhe atmosfera duket edhe më e bukur.

Por ka vende ku njerëzit Krishtlindjen apo Vitin e Ri e presin teksa marrin ca rreze dielli në plazh.

Kështu ndodh për shembull në Australi, ku këtë herë në “Bondi Beach” të Sidneit, njerëzit ishin veshur me rroba festive, duke përfshirë  kapelet e Santa-s dhe bikini të kuq.

Madje në plazh ishte e zbukuruar edhe pema e Krishtlindjes, për t’i dhënë atmosferën e duhur festës.

Kishte nga ata pushues që preferuan që të notonin e të bënin sërf, por kishte persona që zgjodhën të rrinin në rërë e të shijonin rrezet e diellit.

PANORAMA PLUS

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al