20 Shkurt, 2024

“Me bukën time nuk tallesh dot ti”/ Plas keq mes Romeos dhe Meritonit në “BBVIP”! Moderatori: S’më tregon dot ti…


Pasi prishi sfidën e “Vëllait të Madh” dhe përgjysmoi buxhetin, Meritoni ka debatuar me të gjithë banorëve e “Big Brother VIP”.

Një ndër ta ishte edhe Romeo Veshaj i cili i tha moderatorit se duhet të merret me gjëra të tjera për të rënë në sy, sepse kjo është lojë e dobët.

“Me bukën time ti nuk tallesh dot”- i tha konkurrenti Meritonit me tone të larta, ndërsa ky i fundit u shpreh: “Mua s’më tregon dot ti a tallem a jo”.

 

Pjesë nga debati:

Meritoni: Secili bën lojën e vet, apo jeni real ju

Romeo: Merru me gjëra të tjera jo me këtë, është lojë e dobët kjo. Kur ke qenë gabim jam shqetësuar unë më shumë se ti

Meritoni: Edhe unë njëjtë

Romeo: Kur unë të them se është gabim, me mua nuk tallesh do ti të thuash hajt se e qetësoj me strevitje. Me mua nuk tallesh dot ti, me bukën time ti nuk tallesh dot

Meritoni: Mos e merr ashtu, ti je fajtor se unë nuk tallem me asnjërin

Romeo: Me bukën time ti nuk tallesh dot, a e din këtë gjë apo jo?

Meritoni: Mua s’më tregon dot ti a tallem a jo

Romeo: A e shfrytëzove këtë gjë? Është lojë e dobët kjo, u provokove dhe të thashë dje mos u provoko

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al