30 Tetor, 2024

“Më dhe shpresë dhe forcë në momentet më të vështira të jetës”- Urimi prekës i Chiara Ferranit për nënën e saj


Nëna e Chiara Ferrani ka festuar ditëlindjen së fundmi dhe sigurisht që nuk ka munguar blogerja me një urim në rrjetet sociale.

Chiara publikoi fotot e tyre të përbashkëta në llogarinë e saj personale në Instagram.

Disa prej tyre janë nga fëmijëria e Ferranit, ndërsa në disa të tjera motra dhe vëllai i saj pozojnë me të.

Në mbishkrimin që shoqëroi postimin, Ferrani shkruan: “Gëzuar ditëlindjen mamasë sonë, gruas që më dhuron jetën dhe dashurinë çdo ditë, më dha shpresë dhe forcë në momentet më të vështira të jetës sime dhe nuk u largua kurrë nga unë. Më tregove se asgjë nuk krahasohet me dashurinë e nënës dhe ti je heroi im i vërtetë”.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al