31 Maj, 2021

“Më dhemb muzika”/ Ardit Gjebrea tregon troç për kë votoi në “Kënga Magjike” dhe flet për pakënaqësitë. Fifi: Më ka dalë nami që…


Moderatori i njohur i Këngës Magjike, Ardit Gjebrea ka treguar  troç se për cilin këngëtar ka votuar këtë festival. Ai është shprehur se me dy telefonat e tij votoi për Fifin dhe Brunon sepse, sic u shpreh ishte një nga këngët që ai donte në këtë festival.

fifi arditi

“Unë kam dy celularë, njërin zyrtar, tjetrin privat, kam votuar për Fifin dhe Brunon, kam çuar nga një mesazh me të dy telefonat për ju të dy sepse ishte ai vrulli dhe ajo gjëja që unë thoja këtë dua në festival pavarësisht se si erdhi. Thashë ore edhe unë dua të fitoj dhe votova për ju të dy. Më fal Alban por thashë të vërtetën, pavarësisht se e dija që ti do ishe shumica e votuesve të publikut sepse ajo ndihet dhe ishe mbi 2 mije e ca telefonata e mesazhe, ishin për ty”, u shpreh Ardit Gjebrea në “Post Kënga Magjike” në E diela Shqiptare.

Ndërsa nga ana e saj, Fifi shprehet se këtë vit ka marrë pjesë tek “Kënga Magjike” vetëm për kënaqësi dhe jo sepse po vdes për të fituar çmimin e parë siç i ka dalë zëri kudo.

“Ideja është që këtë vit, në këtë edicion festival kam marrë pjesë veç për kënaqësinë shpirtërore sepse më ka dalë nami që po vdes të fitoj festivalin. Nuk vdes për të fituar festivalin, unë atë që desha prej festivalit, e mora bashkë me djemtë dhe ne këtë e bëjmë më shumë për publikun në fund të ditës për të marrë kënaqësinë e tyre dhe energjinë prej tyre. Unë jam shumë e lumtur që erdha bashkë me Brunon dhe më çunat dhe sollëm një energji tjetër, një frymë tjetër dhe një fiksim tjetër. Me vite të tëra njerëzit kanë qarë me mua dhe këtë vit thashë hallakatuni”, tha Fifi.

Më tej Gjebrea shprehu edhe rezervat e tij për këngët: “Unë e kam bërë jetën time, e kam bërë muzikën time, tani bëj ‘Të Dielën Shqiptare’, kam familjen time, i kam të gjitha e nuk më mungon asnjë gjë. Ajo që më mungon është ju, për ta çuar përpara, për të thënë  një kontribut.  Mua më dhemb muzika dhe dua atë lumin të jetë i rrëmbyeshëm, dua Vjosën, Osumin dhe jo Bunën. E dua dhe lumin e Bunës pafund të që lundroj mbi të, por e dua ta bëj dhe kanotazhin mbi atë lumin e rrjedhshëm që më mungon në këtë festival”, është shprehur ndër të tjera Ardit Gjebrea.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al