9 Prill, 2021

“Me diejt e mi pranë”- Bieta Sulo feston ditëlindjen dhe urimin më të bukur e mori nga Alban Dudushi dhe nga djali i saj, Kroi


Bieta Sulo është një ndër moderatoret më të dashura për publikun dhe sot ajo feston ditëlindjen.

bieta sulo (7)

Këtë e ka bërë të ditur vetë me anë të një postimi në llogarinë e saj në Instagram.

bieta sulo (6)

Në videon e publikuar, shihet Bieta bashkë me djalin e saj, Kroin, të cilët bëjnë gati qirinjtë e tortës dhe fishekzjarrët e vegjël.

Në sfond dëgjohet edhe bashkëshorti i Bietës, Alban Dudushi, i cili nis të këndojë këngën e ditëlindjes në shqip.

bieta sulo (1)

Pas kësaj, Sulo së bashku me Kroin i fryjnë qirinjve dhe përqafohen bashkë.

bieta sulo (8)

Moderatorja mbush sot plot 36 vjeç, por kur ajo e pyet të voglin se sa vjeç bën, ai thotë: “Gjashtë vjeç”.

bieta sulo (2)

Minutat e para të datës 9 të muajit prill. Ia vlekan 36 rrotullime rreth Diellit, sepse me diejt e mi pranë, mosha reale është kjo…”, shkroi Bieta, duke e lënë Kroin që ta plotësojë fjalinë me numrin 6.

bieta sulo (3)

Albani dhe Bieta janë bashkë prej disa vitesh dhe gjatë një interviste të dhënë më parë, dyshja zbuloi se kanë dëshirë ta zgjerojnë familjen e tyre edhe me dy fëmijë të tjerë, e madje moderatorja tha se do të donte të kishte binjakë.

bieta sulo (8)

Ndërkohë, Albani është edhe baba i një vajze, e cila quhet Xhoel, që ka ardhur në jetë nga marrëdhënia e tij e parë.

bieta sulo (1)

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al