4 Mars, 2024

“Më duket një djalë me vlera”- Erjola Doçi dëshiron të gjejë dashurinë në “BBVIP”, për cilin banorë ka pëlqim moderatorja?


Moderatorja Erjola Doçi ka treguar se është e gatshme të gjejë dashurinë brenda shtëpisë së “Big Brother VIP”.

Gjatë një bisede me Roza Latin, banorja u shpreh se Silvi Forte i duket një djalë shumë i mirë dhe me vlera, teksa tha që duhet edhe të luajë më shumë, pasi nëse mes tyre do ketë diçka më shumë konkurrentët e tjerë do ta shikojnë atë vetëm në këtë aspekt dhe jo në varësi të lojës së tij.

Pjesë nga biseda:

Roza: Erjola si ndihesh ti? A je gati për tu njohur me një djalë këtu në Big Brother?

Erjola: Këto dy ditë kanë qenë pse jo. Nëse shkon natyrshëm gjëja me kënaqësi, prandaj po i paraprijë që të mos shkojnë gjërat keq. Silvi më duket një djalë shumë me vlera dhe e vlerësoj, por nga ana tjetër unë i them që të luajë edhe lojën e tij sepse një djalë si Silvi mund ti bëjë dy gjëra paralelisht.

Silvi: Patjetër, unë lojën time…

Erjola: Thjeshtë unë të them që ta shfaqësh edhe veten në disa aspekte të tjera, sepse duke i njohur banorët më shumë të përdorin pikërisht këtë, siç një ditë më parë thanë ua sa shkoni bashkë

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al