9 Dhjetor, 2017

‘’Më duket sikur jam tek Rruga e Durrësit’’, vajza e Shpëtim Saraçit nostalgjike për Shqipërinë


Vetëm pak muaj kompozitori i njohur Shpëtim Saraçi u dha miqve lajmin e largimit i zhgënjyer nga Shqipëria. Ai dhe bashkëshortja e tij, këngëtarja Mira Konçi janë vendosur në Staten Island në SHBA.

Ndërkohë që jeta e tyre e re ka filluar me angazhime profesionale edhe jashtë Amerikës, edhe për fëmijët e tyre është hapur një dritare e re mundësish, eksplorimesh dhe sfidash që sjell jeta në një vend aq të madh sa Amerika.

Por  megjithëse  u larguan në kërkim të një ‘’jete të re’’, duket se njeriu kurrë nuk e harron Atdheun. Këtë ide të paktën na ka dhënë Era Saraçi vajza e tyre me anë të një postimi në Instagram, ku ndërsa na tregon një pamje nga Portugalia, thotë se ai vend i ngjan disi me ‘’Rrugën e Durrësit’’. Mesa duket Erën e ka marr malli për Shqipërinë?

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al