Emina Çunmulaj u bë nënë për herë të tretë dy ditë më parë, kur solli në jetë djalin e saj. Modelja publikoi një foto me të birin e porsalindur në krahë, i cili po ushqehej me qumësht gjiri dhe krahas imazhit, Çunmulaj zbuloi se bashkë me bashkëshortin, Sam Nazarian, e kanë pagëzuar me emrin Sha Yosef Nazarian.
Ditën e sotme, Emina ka zbuluar se gjatë ditëve të fundit të shtatzënisë nuk ka qenë shumë e përqendruar dhe ka harruar të blejë gjërat bazike që i duhen një nenë pasi sjell në jetë një fëmijë, të tilla si pelena apo çorape.
Ajo publikoi disa video në Instastory, me anë të së cilave tregoi se ka shkuar në një qendër tregtare për të blerë të gjitha gjërat që i mungonin për të birin.
Përveç kësaj, Çunmulaj zbuloi se ende vuan nga kriza dhe dhimbje të tmerrshme të barkut pas lindjes, të cilat i krahason me të njëjtat dhimbje kur fëmija do të lindë.
“Duhet të flasim më shumë për dhimbjet/ krizat pas lindjes së një fëmije. Si e harrova se si janë!!! Sepse më duket sikur po përjetoj sërish të gjitha dhimbjet e lindjes. Jeta e një nëne”, shkroi modelja në një postim në Instastory.
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panoramaplus.al