Ka kaluar kohë që kur Nora Istrefi dhe robert Berisha vendosin të vazhdonin rrugët e tyre të ndarë.
Çifti ka zbuluar nëpër intervista të ndryshme se kanë ruajtur një marrëdhënie shumë të mirë me njëri-tjetrin edhe për shkak të vajzës së tyre, Renesë.
Mirëpo, Nora së fundmi i ka habitur të gjithë me përshkrimin që zgjodhi të shkruante në foto e fundit që publikoi në Instagram.
“Më e fortë vetëm”, ishin fjalët e përzgjedhura nga këngëtarja.
Nuk dihet nëse kjo deklaratë ka të bëjë me jetën private të saj apo me ndonjë projekt muzikor që mund të jetë duke përgatitur.
Që pas ndarjes nga Berisha, këngëtarja nuk ka bërë publike asnjë romancë të re, duke iu përkushtuar kështu totalisht vajzës së saj.
Roberti, nga ana tjetër, është përfolur për disa romanca, përfshirë atë me Jessica Kadiun dhe modelen italiane, Maria Bove, por të gjitha i ka hedhur poshtë.
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panoramaplus.al